Vetëm 12 ditë në qeli/ Ishte në “arrest shtëpie”, por lëvizte lirshëm, arrestohet Helidon Gjikoka në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar biznesmenin Helidon Gjikoka.
Shkak është bërë fakti se Gjikoka ishte në masë sigurimi “arrest në shtepi” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Vlorës, por pavarësisht këtij vendimi ai lëvizte lirshëm në rrugët e qytetetit.
Lokalizimi i tij është bërë nga policia në rrugën “Transballkanike”, duke sjellë arrestimin e tij të menjëhershëm.
Biznesmeni Helidon Gjikoka i cili njihet për pronësinë e kompleksit “Amber Beach”, në Dhërmi, vetëm 12 ditë, pasi u arrestua nga efektivët e Krimit-Ekonomik të policisë së Vlorës, i akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Dhërmiut, do të lirohej nga qelia në mars të vitit të kaluar.
Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, u mor në 24 Mars nga gjyqtari i Apelit Vlorë, Engert Pëllumbi, i cili më parë dënoi me 3.4 vite burgim ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

