Plumba vëllait për plazhin/ Gjykata e Vlorës mbyll në qeli 34-vjeçarin që ‘tmerroi’ Radhimën
Gjykata e Vlorës mbajti në burg 34 vjecarin Eduard Kondi i cili më 4 Korrik qëlloi me armë ndaj të vëllait në plazhin e Radhimës, duke krijuar situatë paniku mes pushuesve. Administrimi i plazhit por debate të vjetra, ishin shkak i konfliktit mes vëllezërve.
Eduart Kondi, 34 vjecari që qëlloi me armë ndaj të vëllait Benjaminit në plazhin e Radhimës në Vlorë mbeti ne qeli.
Ai doli para gjykatës pa mbrojtës ligjore për shkak të grevës së avokatëve kundër hartës së re gjyqësore.
Togat e zeza e njohën me akuzat e ngritura nga prokuroria dhe I caktuan masën “arrest me burg”.
Avokati Bilbil Maskaj që e la vetëm në gjykatë u interesua në Polici për klientin, që pas vendimit është dërguar në paraburgim.
Vëllezërit Kondi janë pronarë të plazhit privat “Bora-Bora, Administrimimi i të cilit por dhe debate të mëparshme sipas burimeve I cuan në konflikt.
Më 4 korrik, Benjamin Kondi, 45 vjecar që ishte kthter vetëm një ditë më parë nga Anglia ku punon, shkoi pranë biznesit që administrohet nga vëllai më I vogël, Eduardi.
Ky I fundit, pas debateve me fjalë nxorri pistoletën dhe qëlloi disa herë në mes të zonës së mbushur me pushues.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, por ngjarja situatë paniku dhe I bënë pushuesit të largohen .
Plumbat në mes të plazhit, rikthyen alarmin për rendin dhe sigurinë në hapësirën publike.
Pushuesit kërkuan më shumë angazhim nga stukturat e shtetit për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe shmangien e ngjarjeve të tilla

