Velipoja çel zyrtarisht sezonin veror, operatorët turistikë premtojnë çmime konkurruese

Me rërën kurative, ajrin e pastër dhe një vijë bregdetare të pacenuar nga ndërtimet pa leje apo ujërat e zeza, Velipoja synon që këtë vit të jetë një ndër bregdetet më konkurruese në vend.

Ajo e ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, dhe është gati të presë pushues jo vetëm nga Shqipëria  por edhe nga trojet shqipfolëse.

Vetë operatorët turistikë, premtojnë se do ta bëjnë Velipojën konkurruese edhe me çmimet.

"Jemi gati, jemi me kushte të kompletuara me gjërat që na takojnë ne si biznes. Kemi hapur dyert e restoranteve, kemi bërë pastrimin e vijës bregdetare."

Si në shumicën e rasteve, problem mbeten rojet bregdetare, ndërsa këta të fundi shprehen se bizneset kanë shumë pak interes për një të tillë.

"Me normën e bizneseve, stacionet e plazhit që kanë persona në përdorim numri është shumë i pakët se janë rreth 10 vetë që kanë ardhur nga stacionet e plazhit që janë të interesuar ta marrin për vete, por është një numër i vogël."

Pushuesit shprehen të kënaqur për atë që të ofron Velipoja.

"Unë jam e lumtur që ka vazhduar plazhi dhe kënaqem shumë këtu sepse është plazh shumë i mirë dhe uji është shumë i pastër," thotë një fëmijë.

Në shumicën e qyteteve bregdetare në vendin tonë tanimë është hapur sezoni turistik ndërsa lehtësimi i masave anti-covid premton se ky do të jetë një sezon mjaft I mirë për Shqipërinë.

EMISIONET