Veliaj pranon humbjen dhe nis presionin me prokurori, çon dosje me indicie në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi u mori firmat nën kërcënimin e pushtetit anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, ka referuar këtë martë në prokurori një kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dhe Ardian Haçit. Edhe pse pranon humbjen në votimet e së hënës, në shkresën e tij Veliaj thotë se besën para noterit ia dhanë 41 persona, por në sallë për votim ishin 67, ndaj kërkon hetim.

I bindur se kishte shumicën e anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, kryetari i Bashkisë kërkoi votën kundër Krenar Alimehmetit.

Por presioni me fjalë banale dhe me kërcënim për hetim nga Prokuroria prej Erion Veliajt zgjati shumë pak.

Me 44 vota pro me 2 kundër dhe 1 abstenim anëtarët e shoqatës zgjodhën kundër Kryebashkiakut.

Vetëm një ditë më pas Veliaj ka nisur me postë një kallëzim penal kundër Ilir Shulkut dhe Ardian Haçit.

Por në shkresë vetë Kryebashkiaku pranon humbjen. Sipas tij besën para noterit ia dhanë 41 persona, por në sallë për votim ishin 67, ndaj kërkon hetim.

Por këto shifra rrëzojnë dhe vetë Veliajn pasi numri që firmosi përbën sërish shumicën e personave që ishin në sallë “në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qënë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qënë persona anonim”, thuhet në kallëzimin e Veliajt.

Në mungesë të shumicës, Veliaj duket se është tërhequr edhe nga deklaratat për të zgjedhur struktura paralele në Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana pas zgjedhjes së Krenar  Alimehmetit në krye të saj.

"Do marrim vendimet e nevojshme sot si shumicë absolute e Shoqatës së Futbollit Rajonale në Tiranë, do ja prezantojmë organeve të drejtësisë."

Edhe pas audios së publikuar ne media ku Veliaj shfaqet me fjalor banal dhe tejet kërcënues, Kryebashkiaku nuk u tërhoq, madje vijoi me presionin për të hetuar kundërshtarët.

Ndërkaq ka qenë vetë SPAK dhe Prokuroria që e kanë përgënjeshtruar, duke shtuar se nuk ka asnjë çështje të hapur.

EMISIONET