Thahet “Kroi i Banës” në Kombinat, banorët vuajnë për ujë, mungesë investimi edhe në rrugë
Të paktën 45 familje po vuajnë mungesën e ujit në banesat e tyre.Ata shprehen se disa herë i janë dërguar me kërkesë UKT po nuk kanë marr zgjidhje. Edhe pse janë taksapagues të rregullt ky problem ka më tepër se 6 ditë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.
Në Kombinat, në afërsi të lagjes "Kroi i Banës" të paktën 45 familje kanë mbetur pa ujë
Sipas tyre kjo e mërkurë shënon ditën e gjashtë pa ujë të banesat e tyre.
Banorët thonë se kanë dërguar kërkesa drejt UKT, por ende nuk kanë marrë përgjigje.
"Kemi 7 ditë pa ujë. Duam ujë për tu larë, për të pirë e blejmë. Do e rregullojmë thonë dhe asgjë nuk është bërë. Jemi me kontrata të rregullta".
"Te Ujësjellësi nuk çajnë kokën, kemi kërkesë."
"Depoja është plot me ujë por nuk e lëshojnë. E mbajnë rezervë".
"Kam vajtur te motra e vëllai se nuk kam ujë. Do shkojmë në punë, do lahemi. Fola me ta, jo pse ngre zërin, ke ndërtuar shtëpinë sipër kodre. I thashë kam 22 vjet që bëj kontratën, kam paguar lekët një më një."
-
Gnabry ende skeptik për Bayern Munich. Java e ardhshme, vendimtare
29 Qershor, 18:35 -
Për t’u furnizuar më ujë iu duhet që çdo ditë të bëjnë disa minuta në këmbë.
"Rrugën e patë vetë, kanalizimet e ujërave të zeza. Duhet të bllokojmë rrugën."
Por uji nuk është i vetmi problem për këto familje. Prej vitesh nuk investohet as në infrastrukturë.
Këto pamje janë nga pjesë e lagjes ku jetojnë. Rruga me gropa ua vështirëson jetën.
Pa ujë në çezmat e tyre, me ujërat e zeza sheshit, me rrugë të prishura, banorët e kësaj zone paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse problemet e tyre nuk do të marrin zgjidhje.




