Vdiq në vendin e punës, flet e shoqja e Ferdi Metushit: Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim
Fredi Metushi humbi jetën mëngjesin e 19 prillit 2022 në fshatin Mollaj të Ballshit pasi kamioni me të cilin punonte në një pikë grumbullimi inertesh u rrëzua duke i shkaktuar vdekjen atij.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi, ndëra përpara prokurorisë së Fierit apeluan për hetime të thella.
Bashkëshortja Ndalime Metushi ka hedhur akuza ndaj kompanisë, ndërsa thotë se jo vetëm që Fredi Metushi ishte i pasiguruar, por edhe leva e marshit të kamionit ishte me defekt.
Ndalime Metushi: Kam ardhur për ti bërë thirrje policisë , prokurorisë për të drejtën e burrit tim. Kemi dëgjuar që kanë thënë deklarata ndryshe nga realiteti, që na kanë rënduar. I bëj thirrje, dua drejtësi përse u vra . Burri im punonte edhe ditën edhe natën. Kur ka punuar ka qënë i pasiguruar ndërsa pronari që më erdhi në shtëpi thotë, që ka qënë i siguruar, ndërkohë që pas verifikime sigurimi është bërë pas vdekjes.
Ajo tregon se si ndodhi aksidenti.
Ndalime Metushi: "Në kohën që burri im ka bërë aksidentin ka qënë difekt leva e marshit dhe kur është marrë makina leva ka qënë e prishur. Në këtë kohë burri im është marrë me levën e marshit , ka qënë i ngarkuar dhe duke u shkarkuar e marrë ngarkesa e zuri makina poshtë.
Ne e kemi marrë njoftimi kur burri ishte në morg në orën 5.30-06.00 të mëngjesin dhe për këtë jemi të indinjuar. Pas verifikimeve që kanë bërë familjarët e mi është parë që makinës i janë bërë ndërhyrje te leva e marshit, te frenat. Dua të theksoj që burri im nuk ka qënë një punëtor i thjeshtë ka punuar nëpër autostrata , e kërkonin shumë kompani.
Ajo thotë gjithashtu se kompania e nxjerrjes së inerteve ku punonte prej një viti bashkëshorti i saj ishte ndaluar nga policia më herët pasi bënte shfrytëzimin e inerteve në mënyrë të kundraligjshme në lumin Vjosë.
”Kërkoj drejrësi për gjakun e burrit tim" shprehet ajo.
Aksidentet në vendin e punës janë kthyer në një shqetësim serioz në vendin tonë, ndërsa familjarët e viktimave shpesh herë enden dyerve të gjykatave për vite të tëra duke kërkuar drejtësi.

