Vdiq në aksidentin tragjik në Himarë, babai poezi të ndjerë për vajzën: "Një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty"

Vdiq në aksidentin tragjik në Himarë, babai poezi të

Hasan Stafa është babai i një prej studenteve të cilat humbi jetën në një aksident pranë Qafës së Vishës. 

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga kjo tragjedi babai i Dorina Stafës, një prej viktimave mbart të njëjtën dhimbje si ditën kur ndodhi ngjarja.

Ai i ka kushtuar disa vargje të ndjera së bijës ku thotë: "Kjo është një datë që më kalli datën, kur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty, pjesa e mbetur të përkiste përsëri ty".

Hasan Stafa kërkon drejtësi për vdekjen e vajzës së ti.

Sjellim në vëmendje se një autobus me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani u rrëzua pranë vendit të quajtur Qafa e Vishës në afërsi të Himarës. Ngjarja ndodhi, 21 maj të vitit 2012, rreth orës 16:15. Nga aksidenti i rëndë humbën jetë 13 persona: 11 vajza dhe 2 meshkuj, mes të cilëve edhe shoferi i autobusit. Mjeti ra nga një lartësi prej 80 metra.

Poezia e Hasan Stafës për të bijën:

Kanë ardhur kohë të pakoha

Të gjuajnë me bërryla e në ballë

Lart ja krye titullarësh, poshtë një popull shakllë-shkallë

Shtypin, shkelin me sa mundin

E prej tyre thithin gjak

Nuk i bënë qeder barkboshit

Titullari sheh veç lart

Ti mu shfaqe para syve

Më përvodhe aq rrëmbim

E në tënden botë më zhytë

Drejt një shtegu pa mbarim

E ashtu bashkë hodhëm hapa

Bashkë nisëm numërimin

E në peshën e çdo hapi

Lamë gjurmë mos’harrimi

E tash n’ato kujtime zhytem

Bashkë me to mbrëmjes fle

Kur mbi to e mbështes kryet  Dritëz Hëne ti më je

Kjo është një datë që më kalli datën

Kur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty, pjesa e mbetur të përkiste përsëri ty!

EMISIONET