Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare, Prokuroria nis hetimet për...

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare “Splendent”.

Ngjarja e rëndë u raportua gjatë ditës së djeshme, me gjyshin e të miturit që hodhën akuza në drejtim të mjekut Roland Xhaxho, se i ka dhënë narkozë të tepërt.

Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar edhe kartelën mjekësore të të miturit. Prokuroria ka nisur hetimet për Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë

Fëmija 3-vjeçar humb jetën pas trajtimit në klinikë, Prokuroria Tiranë nis hetimet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

Pretendimet e familjes

Familjarët hedhin akuza se 3-vjeçarit i është dhënë dozë e tepërt narkoze teksa kërkuan që mjeku Roland Xhaxho të dënohet.

Gjyshi i 3-vjeçarit ka thënë se nipi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor ndërsa ka hedhur akuza ndaj mjekut të klinikës Roland Xhaxho.

I pikëlluar gjyshi i të miturit tregon se 3 vjeçari qëndroi në klinikë mbi 9 orë dhe në momentin që ka dalë, ka qenë në gjendje kome.

Më pas i mituri është ndjerë keq, çka ka detyruar familjarët ta dërgojnë në spital, aty ku pas tre ditësh, humbi jetën.

EMISIONET