Vatnikaj: Dhuna në familje duket si një pandemi që s’po merr fund

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj ka folur për dhunën ndaj grave dhe denoncimeve që shkojnë në polici.

Vatnikaj u shpreh se dhuna kryesisht në familje dhe dhuna ndaj grave është një pandemi e cila nuk është larguar për asnjë moment.

Çdo ditë ka denoncime në drejtoritë vendore por dhe komisariate për dhunë psikologjike por dhe dhunë fizike në familje kryesish ndaj grave.

Vatnikaj: Shuma nga gratë marrin guxim të denoncojnë por nga ana tjetër punonjësit e policisë ndoshta duke qenë një numër jo shumë i madh e kanë të pamundur ndjekjen e rastit të njëpasnjëshëm. Nga ana tjetër ka dhe psikolog në komisariate me qëllim qetësimin e situatave për shkak dhe mosndezjes së konflikteve të vazhdueshme por kryesisht nga referimet në polici shkaqet janë papunësia por ka dhe persona që janë të alkoolizuar e mund të themi që në këto raste dhuna bëhet edhe më agresive. 

EMISIONET