Vasili: Tiranën po e plaçkit dhe shqyen mafia e ndërtimit, kur shohin fushë të hapur çmenden si droguarit për drogën
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma duke komentuar shembjet te "Mylsim Keta" thotë se ndërhyrja e bashkisë me polici ishte banditeske.
Vasili: Banditët veprojnë në mes të natës. Legjislacioni shqiptar thotë se edhe arrestime nuk mund të bëhen në mes të natës. Kemi 3 vjet nga tërmeti, banesa me kaq rrezik të madh si rezistuan. Banorët kanë raportin se pallatet nuk kanë pasur nevojë të tillë përveç riparimeve. A ka gjykata në këtë vend? Këtu i është rënë me fadromë dhe rruspë shtetit ligjor. U vërsulën në Astir, shkuan te 5 Maji, Bregu i Lumit, Laprakë, erdhën këtu, i ranë Teatrit, nga të gjitha anët. Janë banditë që rrëzojnë pronat në funksion të atyre që i shikojnë dhe thonë janë të mira, ndërsa banorët në rrugë të madhe. Kur shteti është bandit çdo gjë e bën natën dhe me sherr.
Vasili akuzon se Tiranën po e plaçkit dhe shqyen mafia e ndërtimit.
Vasili: Këtë qytet po e plaçkit dhe shqyen mafia e ndërtimit. Kur nuk ka kursyer Kullën e Sahatit në mes të Tiranës, ne nuk kemi Kullë Sahati më. Kur e shqeu qendrën dhe pati kurajon të futet atje, këtej në këto zonat që janë pak më të largëta nga qendra kur shikojnë fushë përpara të hapur dhe pallate çmenden si ata të droguarit që shikojnë drogën. E gjithë kjo është për të ndërtuar që të pastrojnë paratë. Ndërton paraja e pisët dhe blen paraja e pisët, lavatriçja duhet të punojë. Vetëm për këtë janë kaq të eksituar. Edhe për një copë rrugë, gjëja e parë që mendohet është fondi i shpronësimit.
Ai thotë se opozita dhe qytetarët, betejën më të madhe e kanë që të vendosin betejën tonë para ligjit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

