Vasili: Rama nuk dha shpjegime për borxhin 700 milionë euro, por këputi broçkulla

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili tha në Kuvend se Ditën që miratohet një akt që do të merren 700 milionë euro borxh, dëgjohen broçkulla nga kryeministri.

Ai tha se qeveria del për herë të katërt në këtë procedurë dhe ka marrë në total 2.3 miliardë euro, që nuk dihet se nga kanë shkuar.

Vasili: Ditën që miratohet një akt që do të merren 700 milionë euro borxh, kemi dëgjuar broçkulla nga kryeministri. Ai këtij borxhi nuk i dha shpjegime dhe kjo është një ditë e zezë për shqiptarët. Qeveria del për herë të katërt në këtë procedurë dhe ka marrë në total 2.3 miliardë euro. Ka qenë një nga momentet më tragjike, gjithmonë gëzimi që po vijnë në kuvend se po marrim borxhin.

Po dërrmohet ekonomia e vendit me borxh pas borxhi. Çfarë prodhuar 2.3 miliardë euro? Kishte shërbime dhe investime? Të gjithë shohim një mjerim dhe 2.3 miliardë eurot kanë bërë që jeta të jetë më e vështirë dhe shqiptarët të ikin. Ne jemi një ekonomi që lajmë borxhin me borxh. Kjo ëhstë një qeveri që çfarë thotë sot nuk e bën nesër. Vjen me akte normative.

EMISIONET