Vaqarri pa ujë, banorët: Të ndërtohet rrjeti furnizues, mos vijnë vetëm për vota

Ora shënon 12.26 minuta,është kohë dreke dhe supozohet që në rubinetat e familjarëve  të ketë furnizim me ujë të pijshëm,por për banoret e njësisë administrative Vaqarr nuk ndodh kështu.

Siç mund ta shikoni ujë nuk ka për shkak se mungon fare rrjeti furnizues.

Mungesa e ujit te pijshëm në këto temperatura te larta e ka kthyer në makth jetesën për banorët në rrugën e 'Prushit.'

Prej kohësh në çezmat e tyre pikon ujë për shkak të mungesës së rrjetit furnizues.

"Te mua nuk vjen fare, të bëjnë kanalin dhe ta sjellin ujin, do ta paguajmë. Ikën votimet dhe nuk të sqaron njeri, nuk vjen më asnjë. Ja ku janë kanalet, i bënë deri aty dhe vjen fare pak ujë."

"Për ujë do bëjmë si të bëjmë, po na i sollën faleminderit, po s'na i sollën përsëri faleminderit. Do t'ia dalim me të blerë siç kemi bërë deri tani."

Qytetarët thonë se detyrohen ta blejnë ujin që pinë ndërkohë që nevojat e tjera i përmbushin nga puset ku sërish furnizimi vjen i ndotur.

"Nuk ka ujë këtu, megjithatë po ja dalim me të blerë."

"E duam ujin se presim pusin, pusi është me krimba."

Premtimi për furnizimin me ujë ka qenë kryefjala e politikanëve në kohë fushate por më pas askush nuk është interesuar për investimet e pakryera.

"I them Edi Ramës të na sjellë ujë, përndryshe mos vijnë vetëm për vota këtu."

Në Këto kushte banorët apelojnë për ndërtimin e rrjetit furnizues me ujë të pijshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Vaqarri pa ujë, banorët: Të ndërtohet rrjeti furnizues, mos

EMISIONET