Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për politikanë të rinjë, jo për qoka politike
Ish-deputeti Halit Valteri gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se Shqiptarët sot kanë nevojë për një gjeneratë të re politikanësh. Sipas tij shqiptarët nuk kanë nevojë për një gjeneratë politikanësh që i bëjnë qoka njëri tjetrit.
Halit Valteri: Inkurajoj shumë të rinjtë shqiptarë që duan të merren me politikë të merren me kallzime, të merren me denoncime, të denoncojnë padrejtësitë. Shqiptarët sot kanë nevojë për një gjeneratë të re politikanësh dhe jo një gjeneratë politikanësh ku i bëjnë qoka njëri tjetrit dhe gjatë gjithë kohës bëjnë një rrotacion të shëmtuar dhe janë gjithë kohës në pushtet po bashkë.

