Ushtronin pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor, e pëson keq dy pronarët e biznesit
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. K., 57 vjeç dhe Th. K., 59 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, janë konstatuar duke ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë e këmbimit valutor.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, që dyshohet se përdonin këta shtetas për kryerjen e këtij aktiviteti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.