Ushtarët “e drogës” mbeten në burg. Gjykata jep vendimin për 3 të arrestuarit për kanabisin e Zall-Herrit
Gjykata ka dhënë masën e sigurimit “arrest me burg” për 3 zyrtarët e ushtrisë në repartin Komando në Zall-Herr të Tiranës:
- Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjatë seancës 3 të dyshuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e veprës penale.
Ata theksuan se 140 hektarë toke është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.
3 ushtaraket akuzohen per shperdorim detyre
Mbrojtja pretendoi se pa akt-ekspertimin nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Po ashtu, në seancë ata kanë pretenduar se kanë lajmëruar eprorët e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.