Urgjencë në autobus, pasagjeria ndihet keq, i shoqi shokon me deklaratën: Ajo dhe unë me Covid
Rreziku i infektimit me Covid 19 është gjithmonë prezent për qytetarët shqiptarë, përfshirë dhe urbanët e transportit publik në Tiranë që shkelin hapur protokollet.
Një zonjë humbi ndjenjat të enjten teksa udhëtonte me linjën e Unazës në kryeqytet.
Pas 30 minutave pritje ambulanca mbërriti ndërkohë që deklarata e bashkëshortit të saj ishte më shokuese.
"Lajmëruam urgjencën, vajtën 40 minuta dhe mezi erdhi. Me Covid bashkëshortja dhe unë."
Ata kanë lëvizur nëpër Tiranë me mjetet më minimale të mbrojtjes nga Covid.
Transporti urban mbetet vatër infeksioni për përhapjen e virusit. Njerëz pa maska dhe të ngjeshur pas njëri-tjetrit e bëjnë shërbimin urban jocilësor dhe të rrezikshëm.
Për këtë arsye, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se ka vendosur ti heqë licencën linjës së Unazës por ditët kalojnë dhe mjetet e kësaj kompanie vazhdojnë punën normalisht.

Problematikat dhe shqetësimet janë të shumta dhe për linjat e tjera si Sanatoriumi, Kopshti Zoologjik apo dhe linja e Sharrës.
"Autobusët e Sharrës, një turp në shekullin e XXI-të me një autobus të tillë."
"Përdorim linjën e Sanatoriumit që vjen një herë në orë. 100 herë i kemi thënë Erion Veliaj dhe na gënjen".
"Nuk funksionon mirë Kopshti Zooologjik, nga 4 autobusë kanë vendosur 2".
Ka linja të tjera, thonë qytetarët, që meritojnë t'u hiqet licenca.
"Ato që nuk plotësojnë standardet dhe shkelin rregullat e shërbimit të qytetarit tu hiqet licenca".
Bashkia Tiranë ka paralajëmruar transportitn urban për monitorim të shërbimit edhe pse problematikat dhe ankesat shpesh kanë qenë të qarta dhe nga denoncimet e vazhdueshme.


