Urbanët e degraduar të Tiranës, Vëzhgimi i “Ora News”: Autobusët në kushte skandaloze

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpesh ka folur për përmirësimin e kushteve të urbanëve. Gjatë një vëzhgimi që Ora News bëri në terren konstatoi se autobusët e linjave të ndryshme kanë kushte skandaloze. Qytetarët bëjnë thirrje për marrjen e masave sa më parë.

Edhe pse nuk mungojnë premtimet e kryebashkiakut të Tiranës për përmirësimin e kushteve të transportit urban, situata në terren është komplet ndryshe.

Këto janë disa nga autobusët që operojnë çdo ditë në kryeqytet.

Kushtet janë skandaloze sediljet të grisura në disa raste të ndotura ku qytetarët nuk mund të ulen.

Por më problem se tejmbushja me njerëz është se vetë mjeti duket jashtë të gjitha standardeve.

Gjendja e autobusit madje duket dhe në këtë pjesë që bashkon dy pjesët e autobusit të ashtuquajtur fizarmonikë.

Urbanët e amortizuar po vështirësojnë çdo ditë jetën e qytetarëve të cilët nga pamundësia për të zgjedhur transport tjetër detyrohen të presin shumë kohë në stacion dhe fluks të lart në brendësi.

Qytetarët kërkojnë marrjen e masave sa më parë.

Pas rritjes së çmimit të biletës Erion Veliaj nisi një fushatë mediatike për të justifikuar këtë vendim me ndryshimet e mëdha cilësore që do të ndodhin në shërbimin e urbanëve.

Edhe pse kanë kaluar muaj e vite nga premtimet e kryebashkiakut për shërbimin e transportit transportin shërbimi i këtij të fundit lë shumë për të dëshiruar.

Madje gjendja e urbanëve është shumë larg nga reklamat që Veliaj promovon në rrjete sociale.

EMISIONET