Ura që si shërben askujt, në fshatin Metoq nuk mund të kalohet, fermerët: Po na rrit kostot

Rreth 4 kilometra nga Saranda ndodhet fshati Metoq, ura e të cilit u shemb pak muaj më parë. Shembja e saj, shkaktoi probleme tek dhjetëra familje atje, ndërsa fermerët e zonës thonë se kostot e tyre pothuajse janë dyfishuar për shkak të distancës.

Që prej muajt dhjetor këmbët e urës në fshatin Metoq në Sarandë janë shembur.

Tani me të dy anët e saj janë të bllokuara për automjetet.

Dhjetëra familje kanë mbetur të bllokuara prej muajsh.

“Të rregullohet këmbësorët sepse edhe ne kemi fëmijë.”

“Është një shqetësim shumë real.”

Banorët dhe fermerët e zonës thonë se bllokimi I urës ka krijuar jo vetëm probleme me lëvizjen, por edhe kosto financiare për ta.

“Vijmë këtu dhe harxhojmë 500 mijë lekë naftë në muaj sepse i biem qark.”

Ankesat e tyre drejtuar bashkisë së udhëhequr nga Adrian Gurma, kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Nuk e di pse nuk vijnë këta njerëz, se po të jetë për ndonjë votim do të kishin ardhur shtëpi më shtëpi.”

Fshati Metoq ndodhet rreth 4 kilometra nga Saranda, ndërsa askush duket se nuk është interesuar për këta banorë.

EMISIONET