Ura që nuk përfundon/ Në Darëzezë shkelen afatet, firma i hedh fajin ujësjellësit

Ura e Darëzezës e shembur në qershor të këtij viti, ende nuk është funksionale.

Punimet duhet të përfundonin në Korrik, por ato janë larg së përfunduari.

Banorët dhe turistët detyrohen që të kalojnë çdo ditë nga kjo urë provizore.

Duhet të ishte ndërtuar, që nga 15  Maj të paktën, po vjen 10 Gushti dhe akoma ne rrimë. Për në është një pengesë.”

Ata thonë se janë të rrezikuar pasi duhet ta përdorin për të shkuar drejt tokave të tyre bujqësore dhe drejt qytetit.

“Unë desh kam rënë aty brenda, isha me tim shoq, transportojmë perimet. Na ka ruajtur zoti"

Për zvarritjen e punimeve, Firma e cila ka marrë përsipër ndërtimin e urës me vlerë rreth 33 milionë lekë, bën fajtor bordin e kullimit pasi nuk kanë marrë asnjë masë për uljen e nivelit të ujit në kanalin e hidrovorit çka ka vështirësuar punën

EMISIONET