Ura e Darzezës e shembur që prej qershorit, banorët thuajse të izoluar

Prej muajit qershor banorët e Darzezës janë detyruar të qëndrojnë thuajse të izoluar.

Ura e shembur për shkak të dy kamionëve të tonazhit të rëndë, ende nuk është restauruar.

Punimet duhet të kishin përfunduar që në korrik, por pamjet flasin qartë.

Prania e ujit për vaditje në kolektorin kryesor, nën administrimin e bordit të kullimit, duket se është një ndër shkaqet që ka vonuar punimet.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë mundësi të punojnë tokën përmes të cilës sigurojnë të ardhura, ndaj dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme, pasi e kanë të vështirë për të kaluar lumin.

"Në kohën e turizmit bllokohet trafiku aty."

Ura e Darzezës u shemb edhe në vitin 2017 nga përmbytjet e asaj kohe.

Pas kësaj ministria e Mbrojtjes, në dhjetor të atij viti instaloi një kalim metalik, që nuk i rezistoi kamionëve me peshë 59 tonë. /OraNews/

EMISIONET