Ups! Lapsuset e ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi. Fjalimi në Kuvend i orës 02:00 të mëngjesit që nuk duhet humbur

Ora 02:00. Kuvendi vijon seancën e diskutimeve për programin qeverisës “Rama 3”.  Në foltore doli për të mbajtur fjalën Bora Muzhaqi e emëruar ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Pak nga emocionet por dhe pak ndoshta nga përgjumja për shkak të orës së vonë , Muzhaqi mbajti një fjalim ku nuk mundi të shmangte lapsuset nga fillimi në fund.

Në një moment deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj nuk e mbajti dot të qeshurën dhe zonja Muzhaqi ia tërhoqi vëmendjen nga foltorja e Kuvendit

…“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës por çuditërisht  përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”

…Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve..

.. Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi përdetyrë të kërkojmë më shumë nga vetja. 

Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar

……

Në fund e mbylli  “Trupi i shëndoshë… Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë”

EMISIONET