Çupi: Nga ‘Rama 3’ pres më shumë sa është thënë, Mirela Kumbaro ishte ministe Kulture e dështuar
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Frrok Çupi u shpreh se pret më shumë se sa është thënë nga maxhoranca e re dhe theksoi se pret një hapsirë tjetër në shtet.
Ai tha se ministre e Turizmit u emërua Mirela Kumbaro që si ministre Kulture ka dështuar, dhe pohoi se janë disa ministri që kërkojnë personalitete edhe pse nuk japin taksa.
Çupi: Largimi i z. Koka si deputet, është ashtu sikurse ka deklaruar. Po ashtu edhe Gramoz Ruçi. Najada Çomo ka një vend dhe një produkt si mjeke. Nga ana tjetër unë pres më shumë se sa është thënë. Unë mund ta atakoj mazhoracën dhe pres një hapësirë tjetër në shtet. Pres një tavan të ri të shtetit sepse është ulur në këto 30 vite. Po ashtu, shteti mbahet nga këta që i quajnë si oligarkë, se shteti nuk mbahet nga lypsarët dhe ata që pinë raki. Këto janë elita për mua.
Duhet të shikoj ministrat e rinj. Është shumë shpejt, sepse nuk e di se si do të funksionojnë 4 ministra pa portofol. Janë ministri që kërkojnë personalitete edhe pse nuk japin taksa. Ministre e turizmit u emërua Mirela Kumbaro që si ministre Kulture ka dështuar. Ne jemi një epokë që në shumë vende të botë ndërtohen qeveri me njerëz të rinj dhe ekspertë. Nuk kanë pse të njihen.
Çupi shtoi se Procesi i Berlinit dhe Open Ballkan janë në të njëjtën vijë, prandaj perëndimi është shumë prezent në Shqipëri.
Çupi: Procesi i Berlinit dhe Open Ballkan janë në të njëjtën vijë. Perëndimi është shumë prezent në Shqipëri. Në vitin 2025 ne do të jemi qendra e ruajtjes së rajonit. Ne jemi aleat i SHBA-ve rajoni ynë ka një problem dhe kjo gjë afrohet më shumë me vizitën e zonjës Merkel. Ne kemi problem stabilitetin sepse kemi Kosovën dhe Serbinë që nuk njohin njëra-tjetrën. Konflikti në Ballkan është e hapur. Këtu janë vendosur edhe organizata terroriste. Ne jemi kombi më i favorizuar i perëndimit në 30 vitet e fundit. Ne kemi treguar se nuk krijojmë stabilitet me anë të ligjit.


