Universitete publike - jopublike, Rama: Nuk ka diferencë të madhe mes tyre, të njëjtët pedagogë

Edi Rama: Sa i përket diferencimit, kam pasur qasje ndryshe nga çfarë vendosën reformatorët. Diferencimi midis universiteti publike dhe jo publike është i madh dhe i padrejtë, por si kryetar i PS , këtu ndalem.
Nëse ne do të kemi në sistem me integritet, efiçent dhe i garantuar nga pikëpamja e certifikimit të standardeve atëherë kjo diferencë duhet ngushtuar.
S'po them që është e njëjta gjë, pasi ata që vijnë nga universitetet private kanë mundësi më shumë sesa ata që ndjekin universitetet publike, por gjithsesi unë mendoj që diferenca është e madhe.
Nëse sistemi do konsolidohet, do jetë cilësia, transparenca dhe eficenca do duhet të rishikohet gjithë skema. Ne dimë kush bën çfarë, një pjesë e madhe janë po ata pedagogë. Nëse do të arrijmë këtë sistem duhet të ndryshojmë dhe konceptet. Publike dhe jopublike është ndarje.
Nga shërbimi publik duhet të kërkojmë maksimumin njësoj dhe atëherë duhet të ngushtojmë diferencimin, për t’i dhënë më shumë mundësi ekselencës dhe cilësisë.

