Unaza e Madhe, banorët e Laprakës sërish në rrugë: Çfarë do të ndodhë me shtëpitë tona?

Banorët e Laprakës dolën dhe këtë pasdite në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat pritet të preken nga projekti i zgjatimit të Unazës së Madhe.

Pa asnjë informacion zyrtar dhe me akuzat se projekti ka ndryshuar, ata kërkojnë vlerrësimin e banesave të tyre pasi në të kundërt nuk do të bëjnë lirimin e tyre.

"Nuk kemi asnjë informacion nga strukturat e shtetit dhe as bashkisë. Jemi të painformuar fare, nuk e dimë se çfarë do të bëhet.Njëri ka legalizim, tjetri nuk ka. Ne kërkojmë të dimë çfarë do të bëhet."

"Nuk kemi asnjë informacion. Janë gati 700 shtëpi që prishen në këtë rrugë, i kemi bërë me djersë. Kemi ikur zbathur në Greqi. Kam këtu që në '93. Jemi katër kurora në shtëpi. Ne nuk kthejmë dot rrugën por të shpërblehemi. Shtëpia është në proces legalizimi.Duam vlerësimin e banesave jo strehim të përkohshëm."

"Asnjë reagim, kanë ardhur dhe kanë matur. Pashë hartën që e kap dhe jam këtu. Jemi tre familje, 15 persona. Kam lindur dhe rritur këtë. Të vleresohet prona dhe të vijojë rruga. Po nuk u përgjigjën do të mblidhemi prapë. Mund të bëjmë dhe peticion".

"Bashkia dhe ARRSH të sqarojnë projektin, edhe e kuptojmë dhe nuk e kuptojmë sot. ALUIZNI-t i kemi dhënë paratë prej 6 vitesh dhe nuk na ka dhënë certifikatë. Quhet e blerë.Unë ju përgjigja shtetit por shteti nuk mu përgjigj mua. ARRSH na ka thënë se ju duhet të çoheni nga këtu se do t'ju kapë rruga. Unë jam 53 metra larg nga trotuari. Duan të na çojnë ne që firmat e ndërtimit të marrin ato troje falas".

EMISIONET