Ulsi Manjës nuk i ndahet “përgjimi i Dibrës”, Jorida Tabaku ja thotë në sy, Ministri: Si s'të solla një tufë lule

Hetimi i krimeve zgjedhore ishte një nga çështjet kryesore që opozita ngriti në mbledhjen e Komitetit të Integrimit.

Jorida Tabaku u ndal posaçërisht te dosja "184" e Dibrës, duke i kujtuar ministrit Manja që kishte në krah, se është i përfshirë në këtë çështje.

Duke ju referuar si shembulli më i keq sesi nuk duhet një dosje hetimore të proceojë, ajo kërkoi nga organet e hetimit informacion se çfarë po ndodh me të.

Në kundërpërgjigje Manja kishte vetëm një merak, që nuk i kishte sjellë Tabakut nga Dibra një tufë lule për 8 mars, pas rezultatit zgjedhor të 6 marsit.

Tabaku: Krimet zgjedhore, dosja e Dibrës ku janë të përfshirë disa ministra ndër të cilët dhe i nderuari zoti Manja i ulur këtu ngjitur me mua është shembulli më i keq sesi nuk duhet një dosje hetimore të procedojë. 40 seanca pa asnjë asnjë dëgjesë, disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës?

Hetimi i krimeve zgjedhore është një element shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit. Së fundmi, nëse mendojmë se Shqipëria ka vuajtur nga korrupsioni në dixhitalizim nuk kemi kuptuar asgjë. Shpresoj që këtë manualin që ka përgatitur zoti Manja ta konsumojë, ta konsultojë me kryeministrin, me ministrat për ligjvënien, sesi duhet që ligjvënia të mos jetë korruptive.

Sot nga 9 ligje të cilat cilësojnë kapjen e shtetit, 7 ligje i ka votuar zoti Manja.Kapja e shtetit me ligj, bërja e korrupsionit me ligj sot është fenomen që po kalon në parlament. Nëse ky manuali do të na ndriçojë të gjithëve sesi ju nuk do të votoni psh shtyrjen e afatit të ligjit të investimeve strategjike unë besoj që mund ta votojmë dhe ne si opozitë nëse ka mbetur te ky element.

Kjo është një çështje edhe e vullnetit politik zoti Manja, vullnetit politik për të mos e kapur dhe kontrolluar drejtësinë, për të mos e sulmuar drejtësinë, vullnetit politik për ti çuar gjërat përpara. Zoti prokuror i Përgjithshëm, përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar ju njëkohësisht përfunduat procedimin.

Manja: Mund të jap një përgjigje?

Tabaku: Patjetër.Por ta përfundoj meqë e drejtoj këtë seancë.Atëherë, vjet përpara zgjedhjeve përfundoi njëkohësisht dhe dosja hetimore për zotin Tom Doshi që ju paraqit KQZ, besoj që është e rëndësishme për anëtarët e nderuar të këtij komisioni që të kemi informacion.

Manja: Kam një përgjigje shumë të shkurtër për të gjitha ato që ju thatë, ma përmendët emrin disa herë. Ju vazhdoni dhe mirë bëni që i monitoroni seancat e dosjes "184". Unë nga Dibra kam vetëm një merak, që nuk të solla një tufë me lule për 8 mars për ato 5080 vota që qytetarët e mi të Dibrës më nderuan në zgjedhjet e 6 marsit.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij kujtoi se reforma në drejtësi kishte synim që SPAK-u të autofrenonte ndërhyrjet politike.

EMISIONET