Uji sterrë i zi në çezmat e kryeqytetit, banorët e Parkut të Autobusëve: Jemi ankuar, asnjë masë
Banorë të zonës së Parkut të Autobusëve në Tiranë ankohen se uji që u rrjedh në çezma është i ndotur. Ata thonë se kjo situatë vijon prej ditësh dhe sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.
Kjo video mbërriti në redaksinë e Ora News, nga banorë të zonës së Parkut të Autobusëve në kryeqytet për të denoncuar se uji që u shkon në çezma është i ndotur.
"Nuk pihet. Vjen dhe me mbeturina."
Banorët tregojnë se kjo situatë ka prej ditësh por askush nuk ka marrë masa.
"Jemi ankuar dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje."
I ndotur dhe me orar.
"Uji vjen i ndotur dhe nuk kemi 24 orë."
Qytetarët thonë se uji ka qenë premtim i çdo polikani që u ka kërkuar votën, por problematikat nuk kanë marrë zgjidhje.
"Të gjithë premtojnë edhe se do zbresin Hënën në Tokë. Hëna në Tokë nuk vjen, të mbledhin mendjen."
Theksojnë se çmimi është rritur ndër vite, por ujin që paguajnë shumica nuk e pinë.
"Vetëm për të larë rrobat e përdorim, për të pirë dhe gatuar e blejmë."
24 orë ujë të pastër mbetet dëshirë për banorët e kryqytetit edhe për vitin 2023.
"Të vënë dorën në zemër që të na sigurojnë ujin e pastër dhe 24 orë siç kanë premtuar."