Çuçi: 20 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri do të pajisen me karta elektronike biometrike

Çuçi: 20 mijë të huaj me leje qëndrimi në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bën me dije se shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike.

Çuçi, përmes një vizite në një prej zyrave të aplikimit në Tiranë tha se përmes dokumentit të ri shtetasit e huaj me leje qëndrimi në vendin tonë, kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”.

Ai shtoi se janë rreth 20 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike.

Çuçi: Rreth 20 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri tashmë do të pajisen me karta elektronike me të dhëna biometrike ndryshe nga varianti i deritanishëm, që ishte thjesht një dokument në formatin e letrës A4. Kjo risi është gjithashtu një lehtësi e madhe që edhe këta shtetas, njësoj si qytetarët shqiptarë, të përfitojnë shërbimet qeveritare në portalin “e-Albania”. Brenda 30 ditëve duhet të paraqiten në një nga zyrat e kompanisë “Aleat” për të aplikuar për kartën elektronike. Po kështu kemi lehtësuar procedurat për të huajt që duan të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Mjafton të regjistrohen vetëm njëherë në drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit dhe pastaj gjithçka bëhet elektronikisht.

EMISIONET