U vra sot në mes të Shkodrës, Elis Rroshkodol i akuzuar për plagosje në Belgjikë
Elis Rroshkodol është personi që u vra ditën e sotme në Shkodër në ambient e një lokali.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” teksa viktima u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
"Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit." - njofton policia.
Ndërkohë, Elis Rroshkodol është një emër për drejtësinë pasi më herët ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet rumune i akuzuar për plagosje.
36-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.
35-vjeçari shqiptar i identifikuar si Elis Rroshkodol është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi ka goditur disa herë me thikë pronarin e klubit Nuba në Bukuresht.
Mësohet se sherri me tyre ka nisur në një qebaptore dhe shqiptari është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.
Menjëherë pas sulmit ai është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin në tokë të mbuluar në gjak. Për rrjedhojë 35-vjeçarit shqiptar Elis Rroshkodol është shpallur në kërkim nga policia rumune, e cila dyshon se shqiptari ka kaluar kufirin dhe është arratisur në Stamboll.
Nuk dihet nëse mes shqiptarit dhe të plagosurit ka pasur ndonjë konflikt të hershëm apo jo. Një vit e 4 muaj pas kësaj ngjarje Elis Rroshkodol është qëlluar mesditën e sotme për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Ndërsa në vitin 2014, Elis Rroshkodol, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.


