"U vra pak e mjekova me betadinë"/Zbardhet dosja HAKO, kompania manipulon ngjarjen, prokurori "mbyll sytë"

Tv Ora ka sjellë dëshmi dhe fakte se si fabrika e sallamit HAKO tentoi të fshehë aksidentin në punë të shtetasit Genc Kallari.

Rasti më pas iu referua Prokurorisë Tiranës, por mësohet se prokurori Dritan Nushi  ka kërkuar pushimin e çështjes.  

"Ora investigim" ka siguruar një kopje të këtij dokumenti ku citohen deklaratat kontadiktore të HAKO-s në tentative për të fshehur të vertetën.  

Në prokurori ka dhënë dëshmi drejtoresha e Cilësiseëdhe Standarteve të Prodhimit  HAKO-s,  shtetësja me iniciale A.K .

Ajo ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana.

Shtetasi Genc Kallari ka qenë duke lëvizur bombola gazi dhe një nga bombolat ka rënë. Kur punëtori kishte tentuar që ta ndalonte  bombola i kishte zenë dorën duke ia dëmtuar pak.  

"Ora Investigim" ka sjellë fakte se punëtori nuk është dëmtuar pak.

Ky xhup i gjakosur me logon HAKO tregon se nuk kemi të bëjmë me gërvishje por me çarje dore dhe frakturë.

Është mjeku i Spitalit të Traumës ai që deklaron se ky nuk është  dëmtim i lehtë, për të tepër edhe shenjat e qepjes në dorën e punëtorit flasin qartë.

"Ky nuk quhet dëmtim i lehtë përsa kohë ti nuk arrin të mbyllësh gishtat".

Në dëshmine e saj në prokurori, drejtoresha e Cilësiseëdhe Standarteve të Prodhimit është shprehur ky aksident nuk është raportuar ne Inspektoriatin e Punës sepse dëmtimi i shtetasit Genc Kallari ka qenë i vogël.

Në momentin  kur inspektoriati i punës u njoh me këtë rast ka gjobitur HAKO-n, duke treguar se nuk kemi të bëjmë me një dëmtim të vogël ashtu sikurse pretendohet. 

Skandali thellohet më tej kur përgjegjësi teknik i shoqërisë HAKO deklaron se ai e ka mjekuar vetë punëtorin me betadinë,  ndërkohë që "Ora Investigim" ka vërtetuar  se punëtori eshtë dërguar në një klinikë private ku i është qepur dora. 

"E mora unë, e kam mjekuar unë këtë."

Me ane të një telefonate është provuar edhe njohja e përgjegjësit teknik të  HAKO-s dhe infermierit që i mjekoi dorën ne klinikën private.

"Ça bërë me atë çunin se ai më ka ardhur këtu mua, Genci Kollari. E morë në punë, ça i bëre? Është hallexhi, i shikojmë dorën. Ka bërë fibrozë të tendinave, po ti merre fute në punë, po të futem mik unë. Fute në ndonjë punë aty, i thuaj shefit tënd. Do ta bësh për mua si Viron?"

Në ditët në vijim "Ora investigim" do të sjellë të tjera fakte se si kerkesat për pushimin e çështjes bëhen  duke i bërë ‘copy-paste’ rasteve të tjera që nuk kanë asgjë të përbashket me aksidentin e ndodhur  në ambientin e punës të shtetasit Genc Kallari. 

EMISIONET