U shpërtheu bombola në banesë, ndërron jetë te QSUT djali 34-vjeçar i familjes, ja gjendja e të atit dhe familjarit

Ka ndërruar jetë në repartin e djegieve në QSUT, Tiranë, djali i familjes Konica në Maliq, i cili së bashku më të atin dhe kunatin e këtij të fundit mbetën të plagosur të shtunën nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë.
Taulant Konica, 34-vjeç, mësohet se ka patur 75% të trupit të djegur dhe s'ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra, duke ndërrua jetë në orën 14:30 të kësaj të hëne, 19 dhjetor.
Ndërkohë burime nga spitali bëjnë me dije se babai i viktimës R.Konica është në gjendje të stabilizuar, ndërsa kunati i këtij të fundit A.K në gjendje shumë të rënduar me edema post-djegie.
Ngjarja ka ndodhur me 17 dhjetor, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç.
Dyshohet se ka patur rrjedhje gazi dhe nga ndezja e një cigareje ka shpërthyer bombola.
Për pasojë morën djegie trupore shtetasit R. K, djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe kunati i R.K, A. M., 40 vjeç.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

