U shkarkua nga Presidente e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk e njeh votimin e Asamblesë: Veprim i jashtëligjshëm
Pas shkarkimit të Presidentes së Urdhrit të Psikologut nga Asambleja e Përgjithshme ka reaguar Valbona Treska. Në një intervistë për “Ora News” ajo shprehet se takimi i psikologëve nuk mund të quhet Asamble pasi nuk janë respektuar kushtet ligjore për thirrjen e saj ndërsa thotë se do të verifikojë firmat.
Presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska nuk e njeh Asamblenë që u mblodh të shtunën dhe ku u vendos për shkarkimin e saj.
Në një intervistë për “Ora News” e quan veprim të jashtëligjshëm, ndërsa thotë po verifikon firmat.
Treska thotë se i gjithë ky sulm nga një grup njerëzisht jo vetëm që është për dëmtimin e figurës së saj por dëmtojnë dhe punën e psikologëve të tjerë.
Treska shprehet se pas kësaj, Asambleja do të mblidhet për të diskutuar problemet dhe do të dalin në vendime ku do të pasqyrohen dhe në faqen e Urdhrit të Psikologut.
Kujtojmë se Asambleja e Jashtëzakonshme u mblodh ditën e shtunë për shkak të shkeljeve sipas psikologëve, indiferencës nga ana e organeve drejtueses, në gjithë këto vite ekzistence të Urdhrit.


