U shanë në gjyq “mbarë e mbrapsht”, por më parë Plaurent Dervishaj dhe Erjon Alibej bashkëpunonin në trafikun e tonelatave të ko**inës

Grupi i drejtuar nga Plaurent Dervishaj ka arritur të fusë nga vendet e Amerikës Latine në vendet e Bashkimit Evropian rreth 4.5 ton kokainë, e cila është arritur të kapet në Holandë, Belgjikë e vende të tjera.

Në total zv. drejtuesi i SPAK-ut, Adnand Xholi, ka arritur të dokumentojë përmes bisedave në aplikacionin “Sky”, 4 episode të trafikut të kokainës.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se në një nga këto episode ka marrë pjesë në mënyrë direkte Erjon Alibej, i cili gjatë seancave të pyetjeve ka pranuar pjesëmarrjen në këtë trafik droge dhe bashkëpunimin kriminal që ka pasur me Plaurent Dervishajn.

Alibej dhe Dervishaj kanë qenë miq së bashku, ndërsa të dy disa javë më parë u shanë rëndë nga gratë dhe motrat teksa zhvillohej gjyqi kundër Plaurentit për atentatin e kundër Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Edhe në këtë dosje të re, SPAK ka pyetur Erjon Alibejn për trafikimin e kokainës, i cili ka pranuar autorësinë e pjesëmarrjes në trafik dhe ka treguar bashkëpunimin që ka pasur me personat e tjerë të arrestuar, dinamikën e porositjes së drogës dhe jo vetëm kaq.

Gjatë operacionit policia dhe BKH-ja, ka arritur të sekuestrojë disa armë, një sasi monetare dhe makina luksoze.

Aksioni është ende në vijim e sipër, ndërsa pritet që ditën e hënë personat e arrestuar të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

EMISIONET