U qëllua me armë gjahu, detaje nga vrasja e shqiptarit, kishte pistoletë lodër me vete. Policia kërkon shokët e tij

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit shqiptar, Arbër Xheleshi, para disa ditësh.
Ky i fundit shkoi për të vjedhur një vilë në Frosinone të Italisë, por që u qëlluar me një armë gjahu nga pronari i shtëpisë ku si pasojë mbeti i vdekur në vend.
Mediat italiane bëjnë me dije se në bazë të hetimeve që janë bërë deri më tani, 38-vjeçari ishte person me precedentë të mëparshëm kriminalë, ndërkohë që me vete kishte një patentë false rumune, ku emri dhe të dhënat ishin të një banori që jetonte në Suedi ndërsa fotoja që ndodhej në patentë ishte e tij.
Fillimisht nisur nga patenta autoritetet menduan se ka humbur jetën një rumun, por më vonë u vërtetua se i vdekur ka mbetur shqiptari. Identiteti i tij u bë i mundur falë shenjave të gishtërinjve. Trupi i pajetë u njoh nga dy të afërm të tij, një kushëri dhe një xhaxha, të cilët banojnë në Italinë e veriut.
Si ndodhi ngjarja?
Mediat italiane bëjnë me dije se Xheleshi ka pasur edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë, dy prej të cilëve kanë hyrë në shtëpi ndërsa tjetri po priste në një furgon jashtë shtëpisë. Ka qenë Xheleshi, i cili është futur i pari i cili i është drejtuar pronarit të shtëpisë një armë që sipas autoritete ka qenë false, ndërsa i zoti i shtëpisë i është kundërpërgjigjur me armë gjahu ku dhe e ka qëlluar afërt në shpatullën e djathtë.
Sakaq mesa duket sipas mediave italiane, bashkëpunëtorët e tij janë larguar nga vendngjarja sapo kanë dëgjuar të shtënat, Tashmë hetimet janë shtrirë edhe për të zbuluar bashkëpunëtorët e Xheleshit, të cilët dyshohen po ashtu të jenë shqiptarë. Autoritetet po shohin kamerat e sigurisë rreth vilës ku ndodhi ngjarja.

