U qëllua me armë në mes të Tepelenës, 45-vjeçari i përfshirë më parë në disa konflikte për çështje konkurrence

 

U qëllua me armë në mes të Tepelenës, 45-vjeçari

Çajup Selimi, 45-vjeçar,  i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Tepelenë, pasi u qëllua me armë zjarri, është  pronar i një biznesi në Tepelenë me materiale ndërtimi, ndërkohë Ora News, mëson se më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se Selimi, më 12 të vitin 2018 u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e mjete të forta.

Asokohe në lidhje me ngjarjen u ndalua Risiano Abedini, 27-vjeç po nga Tepelena. Mësohet se familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por deri më tani ende nuk është e qartë nëse në ngjarja e mbrëmjes së sotme që ka tronditur Tepelenën ka lidhje me konkurencën në biznes.

Ndërkohë mësohet viktima është sulmuar edhe 4 herë të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen "15 Shtatori". Sipas policisë 45-vjeçari, ka humbur jetën në spital, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Sakaq autori i paidentifikuar ende është larguar nga vendngjarja, dhe sipas burimeve, dyshohet se ai është fshehur në një pallat brenda qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

EMISIONET