Kërkohen 6 vite burg për Flutura Zaimin, shoferja e aksidentit tek “Vasil Shanto" me tre të plagosur

Prokuroria kërkon 6 vite burg për Flutura Zaimin, e cila u përfshi në një aksident të rëndë vitin e kaluar në zonën e Vasil Shantos e për pasojë u plagosën 3 persona, dy prej të cilave po qëndronin në stacionin e autobusit.
Ajo drejtonte mjetin tip ‘Mecedez Benz’ i cili si pasojë e humbjes së drejtimit përfundoi brenda një lokali në zonën e Vasil Shantos.
Nga përplasja u dëmtuan dy biznese si dhe stacioni i autobusit.
47 vjeçarja akuzohet për plagosje të rëndë.
Aksidenti u shënua më 15 maj 2021 ndërsa 47 vjeçarja u arrestua një ditë më pas.
