U pickua nga gjarpri/ Forca Ajrore i vjen në ndihmë një shtetasi nga Kosova, ndodhej në një terren të vështirë malor (VIDEO)

U pickua nga gjarpri/ Forca Ajrore i vjen në ndihmë një shtetasi

Forca Ajrore i vjen në ndihmë nje shtetasi nga Kosova, në Curraj të Epërm.

Forca Ajrore i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

EMISIONET