U pësoi defekt motori, 4 turistë të huaj ngelin në det të hapur, shpëtohen nga policia kufitare Vlorë

U pësoi defekt motori, 4 turistë të huaj ngelin në det

Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 4 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Paraditen e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 4 shtetas që ishin duke lundruar në det, me një mjet turistik skaf, në vendin e quajtur “Shën Vasil” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 4 shtetasve, me një mjet tjetër lundrues.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare. Të katërt shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

EMISIONET