U përplasën me Kokalarin te PD: Dy simpatizantet te Kuvendi i Bashës. Njëra qenka nëna e konkurrentit të Përputhen
Më 15 dhjetor, 2 mbështetëse të Lulzim Bashës dhe aktivistja Evi Kokalari me kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi u përplasën verbalisht jashtë selisë së PD-së.
Kokalari ka bërë publike fotot nga Kuvendi i Bashës, i mbajtur sot më 18 Dhjetor në pallatin e Kongreseve.
Kokalari në fotot e postuara sot në Facebook, shkruan se "dy gratë që e dhunuan fizikisht kanë marrë pjesë në Kuvendin e Delegatëve të Bashës." Madje njëra prej tyre ka shkuar me burrin, i cili s'ka lidhje me strukturat e PD-së, e tjetra me të birin, i cili është Erijon Gecaj, ish-konkurent i Përputhen.
"Dy gratë që më dhunuan fizikisht mua dhe një anëtare të Forumit të Gruas, kanë marrë pjesë në Kuvendin e delegatëve të Lulzim Bashas.
Madje, Drita Lamaj, paska shkuar dhe me të shoqin që s’ka lidhje fare me strukturat e PDse, ndërsa Violeta Gecaj me të birin.
Ja pra kush janë delegatët e Bashës!!" shkruan Kokalari në Facebook.