U kapën si falsifikatorë të vizave diplomatike, dy korçarët hiqeshin si agjentë të “Stop Krimit”

Dy personat e arrestuar në Korçë, Daniel Morava dhe Guri Pejo, dyshohet se janë pjesë e organizatës jofitimprurëse “Agjencia e Investigimit Stop Krimit”
Kjo organizatë, shpesh herë është bërë objekt i hetimeve, pasi persona të ndryshëm janë arrestuar duke u hequr si agjentë policorë në situata të ndryshëm.
Personave të arrestuar, policia e Shtetit, i kapi karta anëtarësie dhe “deduktivë policorë” që dyshohet se janë lëshuar nga “Agjencia e Investigimit Stop Krimit”.
Lidhur me këtë çështje, policia e Shtetit së bashku me Ambasadën Amerikane në Tiranë, kanë njoftuar se janë në verifikim e sipër dhe 4 persona të tjerë.
Të arrestuarve ju gjetën, kartat e anëtarësisë së kësaj agjenci dhe vizat diplomatike të falsifikuara.
Pritet që në vijim hetimi mbi këtë rast të falsifikimit të vizave diplomatike të misionit Amerikan, të hedhë dritë për implikimin e personave të tjerë.

