U kap nga RENEA duke ngrënë krudo, dëshmia e Flobenc Gegës: Pistoleta nuk është e Valter Xhanit, ajo më përket mua. Kisha 2 armë, 1 në brez 1 në çantë

U kap nga RENEA duke ngrënë krudo, dëshmia e Flobenc Gegës:

Flobenc Meçja alias Gega, një prej emrave më të kërkuar nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga dy vëllezërit “Çopja” në Dubai, ka folur në polici lidhur me arrestimin e tij në 22 Maj 2025, teksa po konsumonte krudo dhe karkaleca në një restorant luksos në Durrës.

Gega, akuzohet nga SPAK për tre episode të sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen ndaj Erjon Alibej dhe Sandër Bahos.
Kurse në 22 Maj 2025, ai u arrestua për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve” si dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve”, pasi policia i gjeti një dokument falso të Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj ngjarje, policia i mori Gegës një kampion ADN-je me qëllim krahasimin e saj me një profil ADN-je, të gjetur në vrasjen e Bujar Nasufit në Tiranë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, në rëfimin e tij, Flobenc Meçe, pranon se dy armët që janë kapur nga policia i përkasin atij, por disa minuta para se të vinte policia, pistoletën Gjermane “Walther”,ai e kishte futur në çantën e Voltan Xhanit, pa dijeninë e këtij të fundit.

Të njëjtën gjë ka deklaruar dhe i arrestuari Voltan Xhani, se pistoleta me 14 fishekë, nuk është në pronësi të tij dhe nuk i përket atij.

Flobenc Meçja alias Gega, ka s’qaruar se më datë 22 Maj 2025, ka qenë në një lokal në zonën e Gjirit të Lalzit, emrin e të cilit nuk e mban mend.

Gjatë marjen në pyetje për këtë episod Flobenc Gega ka treguar se ishte i shoqëruar nga miku i tij, Voltan Xhani.
I hetuari ka pranuar se kishte në çantën e tij të markës “Louis Vuitton” një armë zjarri të llojit pistoletë me mbishkrimin “SigSauer”.

Gjithashtu, ka deklaruar se kishte edhe një pistoletë tjetër të markës “Walther” prodhim Gjerman, të cilën e mbante në brez.
Para mbërritjes së punonjësve të policisë, ai ka bërë me dije se e ka vendosur pistoletën “Walther” në çantën e mikut të tij, Voltan Xhani, pa dijeninë e këtij të fundit, duke përfituar nga fakti që çanta ndodhej pranë karriges, ku ai ishte ulur.

Ndërkohë i pyetur për dokumentet, që i janë gjetur gjatë kontrollit personal, konkretisht një letërnjoftim dhe një patentë shoferi të lëshuara në emër të tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Flobenc Meçja alias Gega, ka deklaruar se këto dokumente janë tërësisht të falsifikuara.

Në përfundim të deklarimit, Flobenc Meçja, ka s’qaruar se për shkak të gjendjes së tij psikologjike, nuk është në gjendje të japë deklarime të mëtejshme në këtë moment dhe se këto do t’i japë në një moment të mëvonshëm.

Që prej muajit Korrik 2024, prokuroria e Posaçme SPAK kisht shpallur në kërkim për disa akuza. Në dosjen e SPAK, Flobenc Gega rezulton i akuzuar për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në tre episode kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kiminal”.

Në dy episode Flobenc Gega ka siguruar mjete dhe sende për qëllim vrasjen e Erjon Alibej që njihet në Elbasan me nofkën “Krymi”.

Episodi i parë është regjistruar në periudhën e muajit Nëntor 2019 deri në Janar 2020, ku sipas SPAK Flobenc Gega bisdon me vëllezërit Çopja, të cilët i ofrojnë 5 milion euro për të vrarë Erjon Alibej në ambientet e burgut të Bradasheshit.

Ndërsa episodi i dytë është rregjistruar nga SPAK në periudhën korrik-nëntor 2020, ku sërish Flobenc Gega, hynë në negociata me vëllezërit Çopja për të vrarë Erjon Alibej.

Aktualisht Erjon Alibej alias “Krymi”, është marrë i pandehur për një seri atentatesh kriminale me pasojë vdekjen dhe tashmë gëzon statusin e bashkëpunëtorit të SPAK.

Ndërsa episodin e tretë, Flobenc Gega e ka të regjistruar në periudhën korrik-gusht 2020, duke kryer sigurimin e mjeteve për të kryer vrasjen e Aldo Bahos, shokut të Erjon Alibejt dhe Nuredin Dumanit.

EMISIONET