U kap me 1 kg kokainë dhe u plagos nga policia, Eneo Sulejmani ishte kreu i "Transportit Ndërqytetas"

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani është kapur duke transportuar 1 kg kokainë me makinë.

Eno Sulejmani ishte bashkë me dy të rinj të tjerë në makinë dhe kishin në plan të shkëmbenin drogën mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë, por plani nuk u shkoi ashtu siç duhej.

Antidroga e Tiranës ka ndërhyrë pas informacioneve se një makinë, tip "Volkswagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë, po transportonte drogë.

Shoferi i mjetit, Sulejmani, ka tentuar të shtypte me makinë tre agjentët e antidrogës, teksa ata u afruan për t'i arrestuar. Burime bëjnë me dije se në këtë moment njëri prej efektivëve ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.

Vetëm një plumb ka qitur nga arma e tij e shërbimit dhe plumbi ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, duke e kapur Sulejmanin në kofshë. Ai është dërguar më pas në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në makinë ndodheshin edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç. Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eno Sulejmani dhe dy pasagjerët janë arrestuar.

U kap me 1 kg kokainë dhe u plagos nga policia, Eneo Sulejmani ishte kreu i

EMISIONET