U kap duke i marrë 2.5 mln lekë një hallexhiu që do i prishte shtëpinë, dorëzohet në Kapshticë, Andri Mehja. Niset drejt SPAK-ut

U kap duke i marrë 2.5 mln lekë një hallexhiu që do i

Është vetëdorëzuar në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Andri Mehja, kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjës së Territorit, në bashkine e Elbasanit, i cili në muajin Prill 2024 u shpall në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK.

Rasti i këtij personi fillimisht është ndjekur nga një emission investigativ, ndërsa më pas çështja është rregjistruar nga prokuroria e Elbasanit, ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i IMT-së, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.

Inspektori dhe kryeinspektori i kanë kërkuar 2.5 milion lekë të vjetra një qytetari, i cili veç problemeve ekonomike ka problem shëndetësore dhe me njërin nga fëmijët.

Qëllimi i marjes së lekëve, ka qënë në këmbim të mos prishjes së një objekti pa lejë, të ndërtuar nga denoncuesi më qëllim strehimin e familjes.

Për shkak të shumës së korrupsionit prej 2.4 milion lekë të vjetra,dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK, ku prokurori Elvin Gokaj, u ngarkua për të ndjekur rastin hetimor.

Në muajin qershor 2024, nga ana e SPAK u arrestua dhe personi i tretë,Gentian Bako, si i dyshuar në këtë veprimtari kriminale.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se i kërkuari nga Drejtësia Shqiptare, Andri Mehja, ka hyrë në teritorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, ku u shfaq para punonjësve të policisë duke u vetëdorëzuar.

Tashmë ai është nisur në drejtim të Tiranës, ku brenda kësaj jave pritet të dalë parë gjykatës së Posaçme SPAK, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij në kushtet e mungesës.

EMISIONET