U helmuan e 500 qytetarëve në Krujë? Përgjegjësit mund të dënohen deri në 10 vite burg. Çfarë parashikon Kodi Penal

Për helmimin masiv që ndodhi në qytetin e Krujës nga uji i pijshëm duhet që të ketë dhe përgjegjësi individuale. Prokuroria e Krujës informon se ka nisur hetimet për akuzën e "ndotjes së ajrit, ujrave dhe tokës me pasojë dëmtimin e shëndetit të njerëzve" neni 201 Kodit Penal.
Çfarë parashikon Kodi Penal?
Neni 201 parashikon dënimin me burg deri në 10 vjet kur kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve
Neni 201
"Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me
burgim gjer në dhjetë vjet."
500 te infektuar
Ka shkuar në 500 numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës deri mëngjesin e sotëm me shenja helmimi për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.
Vetëm një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama inspektoi ujësjellësin e Krujës, rrjeti i të cilit i kushtoi kushtoi buxhetit të shtetit 376 milionë lekë.
U inaugurua 1 muaj para zgjedhjeve
Investimi përfshiu ndërtimin e një depoje me kapacitet 500 metër kub si dhe të një rrjeti transmetimi prej 15.6 kilometrash, i cili do të siguronte furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të 17 mijë banorëve të qytetit të Krujës.
Punimet e kontratës me objekt “Shtim i sasisë së furnizimit me ujë të qytetit të Krujës”, që u prezantuan si ujësjellësi i ri i Krujës, janë kryer nga bashkimi i operatoreve ‘Bami’ dhe ‘Curri SHPK’ ndërsa mbikëqyrja e punimeve nga firma ‘Erald-G’.
Edhe, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi një vit më parë se ky projekt ishte i domosdoshëm pasi uji nuk është në cilësinë e duhur për shkak të amortizimit të rrjetit

