U fut ilegalisht në Greqi me një 17-vjeçare, arrestohet në Korçë 40-vjeçari nga Kruja

U fut ilegalisht në Greqi me një 17-vjeçare, arrestohet në

Një 40-vjeçar në Korçë është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Shtetasi Sh. L, banues në Thumanë të Krujës është kthyer deportiv nga shteti grek, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, së bashku me një 17-vjeçare, banuese në Durrës, e cila ka deklaruar se më datë 22 prill është ndihmuar nga shtetasi Sh. L., për të kaluar në drejtim të Greqisë, ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër.

 

 

EMISIONET