U ekstradua dje nga Kosova, Gëzim Çela nga arratia, i vetëm në qeli. Nesër, masa e sigurisë
Pas ekstradimit nga Kosova i baronit të drogës Gëzim Çela, pritet që këtë të shtunë të dalë për verifikim mase sigurie arrest në burg e dhënë në mungese.
Ai rezulton se është nën hetim nga SPAK për operacionin “Flakë në det”. Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ai aktualisht po qëndron në burgun 313 në Tiranë. Sipas procedurës për dy javë ai do të qëndrojë i vetëm në qeli nën mbikëqyrje policore dhe mjekësore.
Pasi të mbarojë ky afat ai do të akomodohet në një nga qelitë e institucionit të ekzekutimeve të vendimeve penale.


