U dëmtua nga tërmeti, inspektohet spitali i ri i Laçit

Pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, spitali i Laçit u klasifikua si një nga objektet me dëmtime të rënda strukturore ndaj dhe iu nënshtrua rindërtimit.

Ministrja e shëndetesisë Ogerta Manastirliu inspektoi ndërtesën e re ku në bashkëbisedim me drejtoreshën e spitalit e vuri theksin te kushtet që do të ofrohen për pacientët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Këtu kemi urgjencën. Urgjenca është e ndarë me triazhin pedriatik dhe atë adult. Kemi sallën e mikrokirurgjisë që presim të vijë edhe shtrati operator për ndërhyrjet mikrokirurgjikale.

Kemi zonën e observimit dhe zonën e kodit të kuq që është e pajisur me të gjithë sistemet e monitorimit. Kemi gjithashtu edhe ekografinë, grafinë e re që sapo është instaluar.

Kemi poliklinikën dhe jam e kënaqur që spitalit të Kurbinit i shtohen katër mjekë specialistë," deklaroi Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se shumë shpejt spitali do të jetë në funksion të plotë duke iu shërbyer banorëve të zonës.

EMISIONET