U caktua avokate kryesisht e Berishës, Teodoresku debat me sekretaret në GJKKO, u kërkon lekët për mbrojtjen e ish-kryeministrit

U caktua avokate kryesisht e Berishës, Teodoresku debat me sekretaret
Foto ilustruese

Valentina Teodoresku, një nga avokatet kryesisht që GJKKO përdori në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë “detyrim për tu paraqitur në prokurori” për ish-kryeministrin Sali Berisha, ende nuk ka marrë pagesën financiare nga gjykata e Posaçme.

Teodoresku, ishte sot në ambientet e sekretarisë së kësaj gjykate duke debatuar për gati 20 minuta me punonjësit, pasi sipas saj ajo ende nuk ishte paguar financiarisht për pjesëmarrjen në çdo seancë gjyqësore, ku gjykata e ka thirur si avokate kryesisht në procese të ndryshme penale.

“Ora News” mëson se Teodoresku në muajin Tetor 2023 është caktuar si avokate në procesin penal kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky vendim është marrë pas përjashtimit të avokatit kryesisht Artan Simonit dhe dorëheqjes së dy avokateve të tjera Rabije Cenalia dhe Jalldis Kastrati.

Teodoresku, mbrojti kryesisht në gjyq interesat e Sali Berishës, pas caktimit të saj nga gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka.

Por disa muaj pas caktimit të saj, Valentina Teodoresku, është shfaqur në ambientet e sekretarisë së GJKKO-së duke u konfliktuar me sekretaret dhe kërkuar prej tyre të gjitha pagesat financiare, ku ajo ka marrë pjesë si mbrojtëse kryesisht.

EMISIONET