"Mbajeni në jetë me çdo kusht", Të riut të arrestuar për vjedhjen e një dyqani i bie të fikët në Gjykatën e Durrësit
Dy të rinjtë, Orges Mona e Erlind Shehaj, që u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës kanë dalë të martën para gjykatës. Një nga të rinjtë, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar për në spital nga mjekët dhe forcat e policisë.
Erlind Shehaj, i cili u arrestua pasi së bashku me Orges Monën pasi grabitën një dyqan në Durrës u paraqitën paraditen e së martës në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.
Por pak minuta pasi seanca kishte nisur, 35 vjeçari Shehaj u ndje keq dhe humbi ndjenjat.
Pranë gjykatës mbërriti ambulanca, ndërsa i shoqëruar nga forcat e policisë ai u nis për në Urgjencë.
Këto janë pamjet nga momenti kur Shehaj del nga dyert e Gjykatës.
‘Mbajeni në jetë me çdo kusht’ mësohet se ka urdhëruar drejtuesi i Policisë ekipin e ndihmës së shpejtë.
Seanca gjyqësore u ndërpre, ndërsa Shehaj kishte shfaqur debulesë, ndërsa mësohet se vuan nga epilepsia.
Pasi mori mjekim në Urgjencë ai u rikthye në gjykatë, ku gjyqtarja Besjana Gërxanaj vendosi për dy të arrestuarit masën e sigurisë “arrest në burg”.
Shehaj, me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe Orges Mona 34 vjeç, të dy me banim në Durrës u arrestuan nga policia e Durrësit si të dyshuar për vjedhjen me armë të xhiros ditore të një dyqani ushqimor në zonën e Spitallës.
Sipas hetimeve, të dy kishin kryer edhe vjedhje të tjera në një banesë në lagjen 6 në Arapaj.


