U arrestua pasi i mori 700 euro të burgosurit për leje, GJKKO lë në arrest shtëpie punonjësin, Irakli Leka

U arrestua pasi i mori 700 euro të burgosurit për leje, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për Irakli Leka. Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO Bib Ndreca. 

Leka u arrestua me 16 shtator me urdhër të SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.

Ngjarja u bë publike, pasi punonjësi i Bugut të Lushnjes, u denoncua nga emisioni investigativ "Stop", pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

Pas denoncimit në emisionin investigativ, Drejtoria e Butrgjeve bëri me dije se Irakli Leka u arrestua në bashkëpunim me SPAK.

EMISIONET