U arratisën nga qendra për kthimin e emigrantëve, Britania në kërkim të Arnold Lleshaj, Ervin Morati dhe Luftim Hallaci
Fotot e tre shqiptarëve të arratisur nga një qendër për kthimin e e emigtrantëve po qarkullojnë në mediat britanike. Autoritetet atje u bëjnë thirrje që të vetëdorëzohen e të mos rëndojnë edhe më tejë situatën e tyre
Britania e madhe ka publikuar fotot e tre shqiptarëve të arratisur nga një qendër emigrimi, ku pritej të deportoheshin drejt Shqiërisë
Arnold Lleshaj, Ervin Morati, dhe Luftim Hallaci, janë tre nga 13 personat që ia dolën të arratisen pas një revolte në qendrën e Yarl's Wood, ku u përfshin 40 persona, më 28 mars të këtij viti.
5 prej tyre u kapën po atë ditë, teksa 8 të tjerë, përfshirë edhe 7 shqiptarë arritën t’i shpëtonin policisë britanike prë disa ditë.
Mediat në britani shkruajnë se 7 javë pas ngjarjes është bërë i munduar arrestimi dhe vënia para akuzës së 10 prej të arratisurve ndërsa vijojnë kërkimet vetëm për shqipëtarët e sipërcituar.
Për ta bërë edhe më të lehtë ndalimin e tyre, autoritetet britanike kanë publikuar imazhet e tre të rinjëve të shpallur në kërkim, madje u kanë bërë edhe thirrje që të vetëdorëzohen që të mos rëndojnë edhe më tejë situatën e tyre.
Revolta në qendrën e kthimit të emigrantëve nisi pasi 40 persona dolën në palestër dhe sulmuan gardianët duke u krijuar mundësi edhe një pjesë prej tyre që largohen.
Për të mbajtur nën kontroll situatën, një pjesë e emigratëve janë zhvendosur në qendra të të tjera para deportimeve.
Por gjatë kontrollleve pas incidentit janë zbuluar edhe sasi të konsiderushme lëndësh narkotike, të cilat dyshohet se u përkasin emigratnëve. Paralelsiht me hetimin për revoltën, po hetohet edhe forma si emigrantët kanë mundur të sigurojnë brenda rrethimit llojet e ndryshme të drogërave.